Spiropali i del në mbrojtje Fatos Nanos: Ai ka lënë gjurmë në Histori!

Aktualitet Politike

Ministrja Elisa Spiropali i del në mbrojtje ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, pas deklaratave të këtij të fundit në emision javën e kaluar, që ngjallën jo pak reagime.

Spiropali tha se Nano e di mirë kë ka përballë, ndaj dhe nuk i trembet fjalëve të Ilir Metës apo as Sali Berishës.

“Nano ka lënë gjurmë në histori dhe historia e gjykon”, tha ndër të tjera Spiropali nga foltorja e Kuvendit.

“Unë dua të reflektoj mbi atë që ka ndodhur këtë javë në debatin politiko-mediatik. Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë, dhe s’ka nevojë të mbrohet në tërësi. Ai ka lënë gjurmën e tij dhe historia gjykon. Ama nuk mund të mos them që ato që tha Fatos Nano, si dëshmi historike dhe me fjalë të zgjedhura, dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duhet të kthehen në pushtet pas 25 prillit. Por këtë e tregoi më qartë edhe reagimi i tyre i paprecedent nga frëngjitë e tyre mercenare, familjare, shpërtheu një reagim i neveritshëm. Fatos Nano i njeh mirë ata që ka përballë se kanë shkuar në lartësi më të mëdha duke e burgosur, dhe Nano nuk i trembet fjalëve të tyre”, deklaroi Spiropali.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments