Rritja e rasteve me Covid-19, Manastirliu: Dyshojmë për qarkullimin e mutacioneve

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale të pandemisë së koronavirusit.

Në konferencën për mediat, Manastirliu tha se rastet e shtuara, sidomos ditën e djeshme ku u raportuan mbi 1100 raste të reja, janë për shkaqe të ndryshme që lidhen me grumbullimet dhe dyshimet për përhapjen e mutacioneve të Covid-19.

“Javët e fundit kemi pasur një rritje të rasteve të konfirmuara. Një trend që ekspertët thonë se është i pritshëm, nga dimri.

Nga tendenca e grumbullimeve, por edhe dyshimet e qarkullimit të mutacioneve.

Kemi raste të ri infektimeve, që i çon ekspertët në dyshime se kemi qarkullim të mutacioneve të reja.

Jemi në pritje të përgjigjet për mostrat që kemi çuar në Berlin për të parë nëse dyshimet tona janë të vërteta.

Rritja e rasteve të reja ka edhe shkaqe të tjera. Me mosrespektimin e rregullave, grumbullimet në festa dhe pas festave.

Mbështetur në analizën epidemiologjike, port edhe nga Komiteti Teknik i ekspertëve, niveli më i lartë është shënuar dje me mbi 1100 rasteve të reja”,- tha Manastirliu.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments