Salianji nuk ndalet/ Takime derë më derë në gjithë qarkun e Korcës (FOTO)
Ervin Salianji me sa duket nuk ka ndermend te ndalet. Teksa te gjithe merren me probleme te tjera, ai ka dite qe ka filluar fushaten dere me dere dhe fshat me fshat ne qarkun e Korces. Dje dhe ne vazndim, ai ka takuar dhe ka biseduar me shume banore te fshatrave te Plases dhe Dishnices, Velitern, Podgorie, Vreshtas, Caushi, Kakac, etj. Ajo qe bie ne sy eshte prania e shume te rinjve ne keto takime.
JA DISA NGA TAKIMET E SALIANJIT NE QARKUN KORCE:
Në Plasë, me drejtuesit e seksionit dhe kryeplakun! Jemi në fund të rrugëtimit të fitores, shpresa ka datë 25 Prill. Bashkë do ti kthejmë komtributet në vendimmarrje në qeverisjen e re -shkruan Salianji.
Velitern, shpesh kanë pas dyzim të perfshihen në Partinë Demokratike, këtë herë shoh merakun dhe ankthin e padurimit për ndryshim Vota për rilindjen ka sjellë më shumë varfêri, papunësi, braktisje! 25Prill bashkohuni për ndryshim!
Takim me strukturën drejtuese Podgorie! Përgatitja në fitoren e afërt për të mundur të keqen është kryefjala. Nuk kanë qenë dakort asnjëherë me keqeverisjen dhe kanë luftuar gjithmonë për shporrjen e së keqes në çdo beteje elektorale e jo vetëm.Sakrificat janë rruga e fituesit! E kanë ditur shumë mirë se fituesit kurrë nuk heqin dorë dhe ata që heqin dorë kurrë nuk fitojnë. Në 25 Prill do rikthejme aty ku i takon Podgories
Me strukturën drejtuese Vreshtas. Njerëz të sakrificës dhe mundit që kanë provuar mbi kurriz gjithë zullumet e keqqeverisjes. 25 Prilli do jetë kthesa e madhe e vendimarrjeve qeverisëse ne funksion të interesave të qytetarëve
Me strukturën drejtuese Çaushli/KakaçNjerëz të përkushtuar që nuk u lodhën kurrë.Besimi në fitore motivi më i madh, shtysa e të gjithë shtysave. Njerëz të sakrificës dhe mundit që kanë provuar mbi kurriz gjithë zullumet e keqqeverisjes. 25 Prilli do jetë kthesa e madhe e vendimarrjeve qeverisëse ne funksion të interesave të qytetarëve….#bashkohumene25prill