Borxhi 30 milionë euro/ PD: Qeveria shkeli Kushtetutën

Politike

Duke iu referuar asaj që njihet si projekti për Lumin e Vlorës, Dorian Teliti deklaroi qeveria nuk negocoi kushtet e borxhit dhe nuk mori plotfuqinë tek Presidenti.

DEKLARATE E, DORIAN TELITI:

Qeveria në largim e Edi Ramës ka treguar keto ditë një tjetër sjellje të papërgjegjshme në menaxhimin e keq të financave publike.

Anullimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama.

Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit.

Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar.

Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar.

Edhe për një rast kaq flagrant, Edi Rama gënjeu.

Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.

Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise.

Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin  dhe borxhin e ri 30 milionë euro.

Edi Rama nuk negocion për borxhin, por e merr si t’i vijë për mbarë!

Edi Rama nuk negocion për PPP-të, por i miraton me sy mbyllur.

Edi Rama nuk negocion për luksin e tij, por do t’i shtojë edhe 2 milione euro shtese luksit kryeministror.

Asgjë nuk bën Edi Rama më interes të qytetarëve. Ai mendon vetëm për vete, megjithëse njerëzit vazhdojnë të humbin vendet e punes dhe bizneset po falimentojne dita- dites.

Dështimi sot ka vetem nje emer dhe quhet Edi Rama!

Shqiptaret meritojne me shume.

Ka ardhur momenti te ndryshojme e te shpresojme serish.

Vendit i duhet nje qeveri qe kujdeset per qytetaret, qe i ndihmon dhe hap vende te reja pune, nje qeveri qe respekton ligjin dhe garanton rrugen drejt Bashkimit Europian.

Është koha për ndryshim!

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do t’i sjellin nje te ardhme te re Shqiperise?.

https://fb.watch/2Vnxse5q-h/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments