Messi: Cikli i Barcelonës kishte mbaruar, kisha nevojë për ndryshim

Sport

Në këtë dekadë të fundit, rezultatet e larta të arritura nga Kristiano Ronaldo, apo Lionel Mesi, ka shtruar gjithmonë pyetjen, nëse është njëri apo tjetri “lojtari më i mirë” në botë.

Këtë herë ka qenë vetë argjentinasi i skuadrës katalanase, që ka folur për rivalin e tij në futboll, aktualisht i aktivizuar te Juventusi, me superlativa. Mesi ka thënë se e sheh Ronaldon në të njëjtën kategori me sportistët e tjerë të mëdhenj, si Roger Federer dhe LeBron James.

Në botë ka shumë atletë të adhurueshëm. Rafa Nadal, Federer, LeBron. Në të gjitha sportet është gjithmonë dikush, i cili veçohet dhe adhuruohet për punën e vet”,– tha Mesi për “La Sexta”. – Kristiano veçohet në futboll. Ka shumë, të cilët veçohen dhe gjithmonë dhe bëjnë më të mirën”.