LSI Korçë: Vëmendja e Bashkisë te klientelizmi, ka lënë në mëshirë të fatit familjet në nevojë

Politike

Kordinatorja e Studentëve LSI Korçë, Ismeralda Seidolli thotë se Bashkia e Korçës e ka mendjen vetëm te klientët e saj, ndërsa familjet në nevojë i ka lënë në mëshirë të fatit.

Në një komunikim për mediat, ajo shprehet:

Jam këtu para jush në këtë komunikim me mediat, për të informuar opinionin publik në lidhje me indiferentizmin e Bashkisë Korçë ndaj familjeve në nevojë.
Ndihma dhe vëmendja e Bashkisë Korçë për të hartuar politika në shërbim të familjeve në nevojë, është inekzistente.
Kryefjala e Bashkisë Korçë është mbështetja klienteliste dhe si rrjedhojë shumë familje korçare në nevojë vazhdojnë të përballen të vetme ndaj sfidave që Rilindja në vend t’ja u lehtësojë , ja u shton.
Banorët e Korçës përballen çdo ditë me mungesën e vëndeve të punës si pasojë e një politike arrogante dhe të papërgjegjshme, ndaj boll me këtë arrogancë dhe papërgjegjshmëri dhe le të kthejmë vëmendjen tek familjet në nevojë dhe jo vetëm, duke hartuar politika që mundësojnë hapjen e vëndeve të reja të punës dhe favorizojnë biznesin.

Në 25 Prill rikthejmë shërbimin tek familjet në nevojë.

https://fb.watch/2Fq3Sn_ibC/

Koordinatore e Studentëve LSI Korçë, Ismeralda Seidolli: Vëmendja e Bashkisë te klientelizmi, ka lënë në mëshirë të fatit familjet në nevojë