Politike

Rama i përgjigjet ashpër Vjosa Osmanit: S’bëhet diplomacia me thikën nacional-folkloriko-vulgare

KAON

Kryeministri Edi Rama reagon ashpër pas deklaratave të forta të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, që bëri gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Rama tha prerë se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Kosovën, por politika e Kosovës i ka problemet me veten, që sipas tij, prej kohësh politika e tyre e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e kundërta.

“Sa i përket vizitës së Vjosa Osmanit, unë them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, por zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje e problemeve, do të thotë zerim i tyre. Përtej kësaj, në këtë rast nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim të përmbledhur të problemit që unë shoh atje, është se prej sa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e kundërta. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Ky është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim. E kam adresuar në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë dhe jam përpjekur edhe publikisht, sigurisht pa dashur të rëndoj askënd dhe për asgjë. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme, që ka të bëjë me politikën rajonale, është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë, disa e ngrenë ditën, disa e shembin natën.

Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosë vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha kryeministri Rama, ndërsa shtoi me tone të ashpra se “Kjo nuk ka lidhje me marrëdhënie mes shteteve, por është konceptuale dhe në funksion të nevojës për të kaluar në një funksion tjetër të luftës diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta me Serbinë në këtë mënyrë, duke rrotulluar thikën e nacional-folklorike vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete krejt tjera. Facebook-u, Instagrami, deklaratat, nuk zëvendësojnë pushkët dhe nuk përdoren as si topa, as si bomba e granata, sepse thjesht plagosin vetveten, jo kundërshtarin. Me atë formë ne kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?