Aktualitet

Familja e Klodian Rashës refuzon lekët e dhëna nga Rama.

Dje qeveria përmes një vendimi vendosi t’i lidhte familjes trajtim financiar në vlerën e 60.8 mijë lekë të reja në muaj dhe vrasjen e 25 vjeçarit e konsideronte si “aksidentale”. Por mbrëmjen e djeshje babai i Klodianit tha për mediat se djalin ia kishin vrarë për herë të dytë duke e quajtur ngjarjen “aksidentale”. Qazim Rasha ka thënë se djalin ia kanë vrarë me dashje.

Pas vizitës së Ramës sot, familja Rasha ka thënë se pensionin do ta japin për bamirësi pasi nuk kanë nevojë për para. Vetë vëllezërit e Klodianit, janë shprehur se vëllai i tyre është vrarë me dashje, jo aksidentalisht. “Për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje”, kanë thënë ata.

Ndërkohë, familja Rasha nuk ka pranuar as ndjesën e efektivit të Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, duke e quajtur “false”. Në sallën e gjyqit, Hajdaraj deklaroi se donte që në sallë të ishin familjarët e viktimës në mënyrë që t’iu kërkonte ndjesë për ngjarjen e rëndë.

Familjarët e Klodianit kërkojnë që efektivi i Shqiponjave të mos dënohet për vepërn penale “Vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”, por për “Vrasje me dashje”. Ne i kemi mbyllur të gjitha çështjet tona kanë thënë ata, ndërsa kanë theksuar se tani presin që dhe drejtësia të bëjë “të sajën”.

Madje, dje babai i Klodianit u shpreh se nëse e drejta nuk shkon atje ku duhet, dhe padrejtësia do të shkojë atje ku është për të shkuar.

“Nëse e drejta shkon atje ku takon mua më lehtësohet dhimbja. Nëse devijohet në një formë a tjetër atëherë do të thotë që këtu ka padrejtësi dhe padrejtësia do të shkojë atje ku është për të shkuar. I kam rritur me djersë, i kam rritur me nder, i kam rritur me krenari dhe jam i zoti t’i rris me krenari dhe s’ia shtri dorën askujt. S’kam nevojë për askënd, as për lekë e as për asgjë në botë. Jetoj me djersën e ballit, jetoj me krenarinë time. Nuk kam dalë për mëshirë, kam dalë të kërkoj të drejtën e djalit tim. Në qoftë se kjo e drejtë zbardhet unë ndiej një farë lehtësimi dhe ai që ka ikur më lehtëson nga shpirti. ndryshe është…nuk e di…nuk ia vë dot emrin pastaj”, është shprehur dje Qazim Rasha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania