SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

DOKTORËT/ “Vishni mantelat e bardha, të presim në Rinas Doktor Drini Dobin

Mjekët kanë marrë nismën për të dalë në Aeroportin e Rinasit në pritje të kthimit në Shqipëri të arkëmortit që mban trupin e doktor Drini Dobit.

Ende nuk bëhet e qartë se kur do të vijë në atdhe, por është doktor Maksim Basho që bën apel për të gjithë mjekët që atë ditë të veshin bluzat e bardha dhe të dalin në Rinas. “Eshtë minimum që mund të bëjmë krahasuar me atë cfarë ka bërë ai për të gjithë shqiptarët” shkruan doktor Basho në apelin e tij.

Postimi i doktor Maksim Basho:

Te dashur kolegë, miq dhe dashamires të dr.Drini Dobit..

Është shumë i dhimbshem fakti që vëllai jonë, i miri, gojembli dhe i kudogjenduri Drini Dobi nuk është më mes nesh, per të na dhene nga kurajo, energjia dhe pozitiviteti i tij.

Ndaj për të nderuar figurën e këtij njeriu të rrallë te shekullit ku jetojmë, simboli te mirësisë, profesionalizmit dhe urtësise, ftojmë të gjithë kolegët (të veshur me bluzen e bardhë), si dhe te gjithë dashamirësit e tij, të jemi të gjithë prezent kur trupi i pajetë i Drinit tone të mbërrije në Aeroportin e Rinasit.

Është minimumi që mund të bëjmë krahasuar me atë cfarë ka bere ai për të gjithë shqipëtarët!

Le të jetë gjithashtu kjo një formë solidarizimi dhe respekti kundrejt gjithë bluzave të bardha që humbën jetën në luftën me këtë armik të tmerrshëm..

Ju perqafoj të gjithëve..Zoti ju bekoftë!

P.S : Do ju njoftoj për ditën dhe orarin kur mbërrin në Rinas trupi i MISIONARIT tone DRINI DOBIT!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?