Aktualitet

Rama reagon pas thirrjeve për protestë: Harrojeni! Nuk merrni dot peng Policinë e Shtetit

KAON

Kryeministri Rama reagon pas thirrje për protestë sërish sot në Tiranë, dhe pas “ultimatumeve” në drejtim të kryepolicit Ardi Veliut, që ky i fundit të japë dorëheqjen ose do digjet Tirana.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se askush nuk do ta marrë dot peng Policinë e Shtetit.

“Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”, vijon kryeministri Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?