Taulant Balla fajëson Bashën për dhunën në protestë

Politike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se Lulzim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës, po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se dhuna e ditës së djeshme është organizim ekskluziv i Lulzim Bashës, të cilët sipas tij bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

“Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”,- shkruan Balla. 

Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të