Rama sulmon opozitën: Duan të armiqësojnë qeverinë me popullin
Kryeministri Rama sulmon drejtuesit e opozitës që sipas tij janë bërë zëdhënës të panikut, çorodisë e pesmimizmit, që duan të armiqësojnë qeverinë me popullin.
“Janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë, të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash e sajimesh, një propagande të shfrenuar që dëmton imazhin e mjekëve dhe ekspertëve”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri tha se pretendimet se shifrat e pacientëve me Covid-19 po rriten ngaqë qeveria po vjedh janë absurde pasi në të gjitha shtetet europiane shifrat po rriten.
“Qeveria po vjedh ndaj numri i infektimeve dhe vdekjeve po rritet, është absurede. Fakti është që numrat po rriten kudo, po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh kryeministri dhe qeveria britanike? Është një qëllim ogurzi për të mbjellë panik e dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shuëm ëe dukshme, shumë vulgare, një strategji për të ardhur në pushtet.
Si mundet të ngrihet këtu teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spital?! Si mund të ngrihet? Bëni një kërkim të thjeshtë për të parë se shifrat botërisht tregojnë që një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është dhe nxitja për të vrarë veten. Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-19. Vetëvrasja e trajnerit të klubuit të futbollit të Reimsit. Katër persona në Gjermani, në Britaninë e Madhe, kanë kryer vetëvrasje si pasojë e ankthit”, tha Rama.