Analize

Dr. Ailda Mengjesi / ÇUDIA TRUMP- (me kerkese te mikut tim Denar Biba dhe me shume kenaqesi)

Fotografia e Ida Mengjesi

Donald Trump ndodhi si nje aksident ne politiken Amerikane para 4 vjetesh. Me sa duket e gjeti te papergatitur makinerine e mireorganizuar politik, te cilen jemi mesuar ta quajme rendom Establishment. Dhe establishment nuk eshte aspak nje term konspirativ, porse nje rrjet I mireinvestuar politik. E pra Donald Trump, nuk bente pjese ne kasten e politikaneve dhe per pasoje ishte nje risi. Nje risi e mirepritur ne elektoratin e lodhur Amerikan, I cili ne menyre te nenvetedijshme ishte I pakenaqur nga degradimi gradual i vlerave te jetes dhe shoqerise per dekada me radhe.

Dhe aspak per pasoje te prurjeve te vazhdueshme nga vendet e lindjes me mentalitet komunist, te cilet I ishin drejtuar Amerikes pikerisht per t’I shpetuar ketij te fundit, por fundi I fundit as nga emigrantet e panumert legal a ilegale, te cilet e shihnin token e premtuar si vendin ku “Hahet, merret e iket” dhe jo si Atdheun e tyre, fjale e cila dalengadale kishte vite qe kishte filluar te anatemohej si koncept, bashke me shume te tjera si ai I fese, judeo-kristiane ne rastin konkret ,apo edhe koncepteve me bazike humane si ai I familjes apo traditave te cdo lloji.

Degradimi pra kishte filluar keshtu gradualisht ne cdo aspekt ekonomiko-social, dhe ndersa Amerika nen lidershipin e populistit Obama, krijonte dhe mbante luftera pa fund ne Lindjen e Mesme, paguante marreveshje maramendese fare te padobishme me shtete si Irani ne kurriz te taksapaguesve te shtreses se mesme Amerikane, mbante me fonde NATOn e OBSHne, dhe qindra institucione te tjera ne kurriz te ekonomise se vendit, nje dite te bukur ne 2016 ky popull degjoji nje ze ndryshe dhe u zgjua.

Amerika First! – Dhe kjo donte te thoshte shume per Amerikanet!
Donte te thoshte qe industria te kthehej ne vend. Nepermjet ristrukturimit te protokolleve rregullatore, dhe uljes se taksave, biznesmeni Trump I riktheu Amerikes, industrite e shtegetuara te automobilave, energjitikes dhe me ne fund “Made in China” filloi te zevendesohej gjithmone e me shume me “Made in Amerika”.

Niveli I papunesise ra ne shifra rekord, I te tera shtresave, perfshi ketu minoritetet dhe Afrikano-Amerikanet. Mirqenia e cdo familje u rrit ndjeshem (perfshire timen) dhe vendi po shijonte nje arome te re te harruar. Njerezit filluan te ndjeheshin me te bashkuar, dhe fjala racizem nuk njihej, se paku deri aty nga mesi I 2020es.

Por kjo e goditi rende establishmentin e mirekonsoliduar qe e gjeti veten jashte loje, dhe I cili qe nga dita e pare deri ne te fundit u mobilizua si kurre ndonjehere per te perbaltur nje njeri te cilit ende pa hipur ne detyre, mediat ketu dhe kudo ne bote ne nje sinkron te padegjuar me pare, filluan t’i kendonin ne kor Chants Anti-Trump duke mbjelle nje urrejtje te paarsyeshme tek I madh e I vogel, anembane globit, pak rendesi kishin arsyet.

Twitter atehere mbeti e vetmja dritare nga ku Presidenti I Amerikes, I drejtohej direkt popullit te vet, me ate gjuhen e vet te paperpunuar te politikanit te karrieres, por qe fliste shkoqur, dhe me teper se me fjale fliste me vepra.

Se Z. Biden bie fjala mund te premtoje 15$ ora sot, por nuk duhet harruar se Zoti Biden dhe bilbilat e tjere te politikes, e kishin djegur shansin e tyre 47 vjecar per tu bere te besueshem.

Indexi Dow Jones, Indeksi i pagave dhe indexi i Papunesise jane 3 indexet kryesore qe perfaqesojne ekonimine e nje vendi, dhe ne te treja keto suksesi I Z. Trump eshte I padiskutueshem. Bashke me gjera te tjera me te vogla, por po aq te rendesishme si per shembull ulja e cmimit te barnave ne dobi te amerikaneve te thjeshte te cilet detyroheshin ti blenin ato ne Canada, a kudo qe t’I gjenin me lire, duke zgjuar keshtu nje armiqesi te re. Ate te kompanive te fuqishme farmaceutike.

Se cfare thuhet ne mediat ne atdhe, por edhe ketu, eshte fare pa rendesi per nje njeri I cili idete e tij politike I krijon ne baze te llogjikes se vet personale, dhe fillon te shohe e te identifikoje veten jo me me CNN apo FoxNews, por me ca vlera konservative te cilat ndodhi t’I degjoje per here te pare pas shume vjetesh pikerisht nga goja e zotit Trump.

Si psh e ardhmja nuk u perket globalisteve, por kombeve dhe pa kombe te fuqishme s’ka asnje garanci per sukses.

Pastaj- Heqja e fjales Zot, nga jeta e perditshme e jona e femijeve, e shkollave institucioneve ishte nje gje e cila mua me shqetesonte dhe te cilen zoti Trump filloi ta luftonte, duke fituar simpatine time personale dhe te asaj pjese te popullsise e cila beson akoma ne Zot.

Kthimi I ushtareve ne atdhe, dhe dhenia e fund e luftrave pa fund ishte nje tjeter arritje se bashku me paqen ne Lindjen e Mesme.

Neutralizimi dhe sanksionet ekonomike ndaj Kines Komuniste si fuqia me kercenuese ndaj perendimit.

Ne nivel akoma me perosnal rritja ndjeshem e bursave, mundesia per investime, me taksa te uleta si promotor I nje ekonomie ta pandalshme.

Zoti Trump erdhi si Miliarder ne shtepine e bardhe, dhe nuk u be Miliarder si paraardhesi Obama, apo Z. Biden, skandalet korruptive te familjes se te cilit ne Ukraine apo Kinen jane ta pamohueshme. Per te mos permenduar pastaj skandalet sexuale te Z. Clinton.

Kishte 4 vjet qe pa ditur se cili qe Z. Trump bezdisesha pafundesisht nga lakimi I emrit te tij kudo shkoja, nga institucioni shkencor ku punoja, konferenca e simpoziume krejt pa lidhje dhe deri tek lypsi qe me dilte rruges me tabele ne dore – F… Trump!

Ishte kjo shtysa dhe arsyeja qe me beri t’i kushtoja vemendje.

Secili nga ne perdor llogjiken e vet ne menyren e tij te te analizuarit te situatave, dhe ndodh rralle ose shpesh te shprehemi, kur impulsi i brendshem na e ben te pamundur heshtjen.

Sigurisht njeanshemria e mediave nuk eshte burim shterues, por eshte fakt i pamohueshme se Mainstream Media, ka ngritur nje stuhi anti-Trump te papare keto vite, e cila ka kulmuar ne 6 muajt e fundit.
Si mjeke vemendjen me te madhe ia kam kushtuar ne momentin kur filloi Pandemia, dhe kureshtja dhe shqetesimi profesional me bene ta ndjek ne menyre te perditshme manaxhimin e situates.

Nder te tjera- ky ndodhi te ishte dhe MEKATIT NR 1 faturuar Z. Trump pa te drejte, nderkohe qe asnje fjale nuk thuhet as per shkencetaret te cilet kane qene po aq konfuze qe nga fillimi, as per WHO, as per CDC por vetem per Trump i cili ne kohe rekord nepermjet qeverise federale mobilizoi dhe ngriti spitale portative me kapacitete mbi 2000 shtreter ne dispozicion te te gjitha shteteve dhe qyteteve pa dallim ngjyre, por qe ne nivel lokal u mismanaxhuan dhe mbeten bosh derisa u mbyllen, nderkohe qe pacientet u derguan ne shtepite e te moshurave aty ku vdekshmeria arriti perqindje maksimale.

Nen drejtimin e Z. Trump dhe White House Task Force ne kohe rekord u mobilizua nje industri e tere e krijimit te ventilatoreve, dhe asnje amerikani nuk i mungoi nje i tille e tani eksportohen masivisht.

Askund ne asnje spital, nuk ka munguar asgje dhe askush nuk mund te kishte bere me shume, por medalja ka 2 ane, mund te tundesh gishtin per 200 mije jetet e humbura, ose mund te falenderosh zotin dhe te gjithe qe kane punuar nate dite per ato 2 milionet e shpetuara, duke mos harruar se projeksioni ishte te arrinin ne mbi 2 milione vdekjet pa masat e marra.

Ndoshta Z. Trump nuk flet bukur, por ka nje etike pune te pakrahasueshme dhe nje konsistence ne vijen e tij ideologjike – Amerika (Americans ku hyj edhe une tashme) First.

Polarizimi i Amerikes kete vit elektoral mendoj se eshte pasoje e drejtperdrejt e impaktit te MassMedias, me tej akoma botes Akademike dhe manjateve te Big-Tech, qe pas impeachment te Janarit e ketej, kane krijuar kete lloj kaosi per te dobesuar presidencine Trump.

“Let’s bring Amerika together” nga Z. Biden, me duket me se paku nje farse, sepse Amerikanet “together” kane qene perpara se t’I percante kjo fushate e eger kete vit elektoral.

Demokratet verete mund te mos jene per dhune, porse dhuna ne shtete te drejtuara historikisht prej tyre si NY, Portland, Seatlle, e Chicago ka arritur shifra te frikshme, dhe nepermjet qeverive lokale u pengua me cdo menyre ndihma federale, garda dhe te tjera per te vene rendin duke vene ne rrezik dhe cenuar ne menyre direkte jeten e qyteterave te tyre, te cilet kane fillaur te shperngulen masivisht nga keto qytete drejt vendeve me te qeta.

Dhe se fundi “Green New Deal” per te cilin nuk mendoj se bota shpetohet duke zhdukur nje industri te tere energjitike, dhe duke e zevendesuar ate me energji alternative. Kjo do varferonte cdo shtet qe do e bente nje gje te tille,se dhe nese do e bente Amerika prej 320 milione banoresh, nuk do e bente Kina prej 1.4 bilionesh, as Rusia, dhe kjo do dobesonte fuqine e Amerikes ne bote, do rikonfiguronte gjeopolitikat globale, dhe do rendonte cdo qytetar te thjeshte, ndersa politikanet e te dy paleve, si edhe projektuesit e ketyre teorive “pariziene” do vazhdonin te jetonin ne po ato “keshtjella” me avion personal ne oborr. Nderkohe Z. Trump me urdher egzekutiv nenshkroi inisiativen e 1 Trilion Pemeve te mbjella, dhe shume e shume ndermarrje te tjera ekologjike.

Keto jane arsyet perse une personalisht e vleresoj Z. Trump, dhe aspak per natyren e tij Narcistike (te merituar do me duhet te shtoja, persa kohe nuk kam ndeshur ne jeten time 45 vjecare nje tjeter politikan te kete bere me shume ne 4 vjet)!

Total 4 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania