Tragjeditë natyrore/ Olta Xhaçka: Emergjencat civile të trajnuara për të reaguar

 Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Emergjencat Civile janë të gatshme për çdo rast të tragjedive natyrore. Xhaçka gjithashtu u shpreh se në këto 3 vite të pozicionit të saj, në krye të Ministrisë së  Mbrojtjes ka reformuar të gjithë Emergjencat Civile duke i modernizuar dhe i pajisur me artilerinë e nevojëshme.

 “Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat. Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi. Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet. Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”, shprehet Ministrja e Mbrojtjes.

Tragjeditë natyrore e kanë goditur vendin tonë shumë këto dy vitet e fundit, ku në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u përball me një tërmet të fortë që mori shumë jetë, ndërkohë që tërmeti i fundit u ndje mbrëmjen e djeshme me epiqendrën në detin Adriatik.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments