Aktualitet

Ish ministrja e Ramës me vilë 900 mijë euro, por jep leksione nga Franca

KAON

Ishte ministre Inovacioni, një nga më të lakuarat e qeverisë Rama por, njësoj si Besa Shahini edhe ajo vendosi të largohet nga Shqipëria për të jetuar diku gjetkë.

Me portofolin që të jep pushteti i të qenit ministre, Milena Harito zgjodhi Francën, aty ku ka një shtëpi me vlerë 900 mijë euro, mirëpo hera-herës trazon ujërat duke dhënë ‘leksione’ për mënyrën sesi duhen bërë gjërat që ajo nuk bëri.

Këtë herë e ka me ADISËN. Ish-ministrja këmbëngul në hapjen e sporteleve në vend të digjitalizimit të shërbimeve duke sjellë shembullin e Francës.

Pra, shqiptarët të vazhdojnë avazin nëpër rradhë të gjata pritje zyrash burokratike për të marrë shërbimin që u takon.

“Ja edhe Franca krijon pikat unike të sherbimeve publike ku qytetari mund të flasë e të kontaktojë administratën publike ashtu si në Shqipëri u krijua ADISA me projektin e Bankës Botërore. Eksperienca tregon se 30-50% e popullsisë ka nevojë për ndihmë në përdorimin e instrumentave dixhitale si e-Albania”, shkruan Harito e cila ka harruar të shtojë se në fakt, eksperienca e Adisës në Shqipëri, nuk përkon me ndihmën ndaj qytetarëve për të mësuar përdorimin e instrumentave dixhitalë siç ndodh në Francë, por si një ‘xhep shtesë’ ku hallexhinjtë duhet të lënë “bakshish”.

newsbombl.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?