Arrestohet gjyqtarja e Durrësit që nuk pranoi t’i jepte mandatin Valbona Sakos.

Aktualitet

Mësohet se në pranga bashkë me gjyqtaren Margjeka ka rënë dhe një avokat. Arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kujtojmë se, Mimioza Margjeka është gjyqtarja që cilësoi si nul zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit dhe nuk pranoi t’i jepte mandatin Valbona Sakos.