Rama: Marrëveshja nuk preket, por PD s’ka ekskluzivitet mbi Kuvendin!
Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë sot Lulzim Bashës se nuk do të imponohet në Kuvend, për ndryshime Kushtetuese. Rama tha se marrëveshja do të miratohet pikë për pikë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndryshime të tjera me parlamentin. Kryeministri Edi Rama tha sot se Lulzim Basha dhe opozita duhet të kuptojnë se kush humbet, paguan, një rregull ky në politikë sipas tij. E në këtë rast, nëse opozita iku nga Kuvendi, humbi edhe votën.
Pyetje: Kushtetuta aktuale për Kodin Zgjedhor, a do të ketë ndryshime të tjera? Ju ratë dakord për x-ndryshime me PD-në dhe do të ndërhyni për të tjera ndryshime? Si mund t’i mbaheni pikë për pikë marrëveshjes.
Edi Rama: Cdo pikë e marrëveshjes nga ana jonë është pjesë e Kodit. PD s’ka ekskluzivitet mbi parlamentin, dhe të thotë asgjë tjetër veç asaj që më pëlqen mua. Përsa i përket asaj që ka thënë… më falni por s’kam ndjekur asgjë. E them këtë sepse e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është atje dhe do të miratohet me konsesus nga opozita parlamentare që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur. PD dhe kuptohet kioskat që janë afër shtëpisë. Dhe ka një huq të keq, të gjitha kështu, siç dua unë. Po kjo PS-ja ka ndonjë të drejtë kjo? Apo është këtu vetëm për t’i dhënë pëlqimin ekskluziv vetëm një pale, ku është parë kjo? Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të lëshojmë më shumë, jo se e kemi për detyrë. Më lejoni t’ju kujtoj se në Evropën ku duam të integrohemi reformat bëhen me shumica të thjeshta. E dini ju që Greqia ndryshoi me shumicë të thjeshtë sistemin? Ne s’kemi ndryshuar sistem. Sistemi është po ai. Greqia ndërroi sistemin, hoqi mekanizmin që garanton partinë e parë të ketë shumicën për të patur stabilitet qeverisës. Në politikë ka një rregull, kush humbet paguan. Ikën nga Kuvendi, po të ishin do të kishin edhe fjalën edhe votën. Ikën e humbën. Do rrijë Shqipëria peng kur ka oportunitet për të bërë një hapje më të madhe të sistemit, për të votuar deputetin, se nuk duan partitë që kanë ikur nga Kuvendi? Po kjo nuk bën vaki, kjo s’bën vaki askund.