Më shumë se 1 milion njerëz kanë lënë duhanin nga frika e pandemisë

Bota

Më shumë se një milion njerëz kanë hequr dorë nga pirja e duhanit që nga goditja e pandemisë Covid-19, thotë një studim mbi pirjen e duhanit dhe shëndetin, transmeton BBC.

Nga ata që kanë lënë duhanin, 41% thanë se shkaku lidhet drejtpërdrejt me koronavirusin.

University College London (UCL) konstatoi se janë më shumë njerëz që kanë lënë duhanin nga fillimi i vitit deri në qershor 2020 sesa çdo vit tjetër, që nga fillimi i studimit të tij në 2007.

Sipas ekspertëve, duhanpirësit mund të rrezikojnë simptoma më të rënda Covidi dhe kjo mesa duket i ka shtyrë të lënë cigaren.

Një nga ekspertët e studimit, Deborah Arnott tha se “Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur të lenë duhanin që nga koha kur Covid-19 goditi Britaninë, por miliona të tjerë kanë vazhduar pirjen e duhanit”.

Në total, rreth 7 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ishin duhanpirës në vitin 2019.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?