Vera Grabocka poston foto me Timo Fllokon: Përtej fjalëve

Stil/Jetë

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë padyshim një ndër çiftet ikonë në Shqipëri. Të dy të suksesshëm, të dy të arrirë në fushat e tyre, ata janë padyshim edhe një nga dyshet më jetëgjata.

Por gjithnjë ata janë treguar të tërhequr në rrjetet sociale. Por, duket se këtë zakon e ka thyer regjisorja, e cila ka postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet në krah të bashkëshortit.

“Përtej fjalëve”, ka shkruar ajo përkrah fotos, ku gjendet në krahët e Timos, buzë trëndafilave, në shtëpinë e tyre. Kujtojmë se Vera dhe aktori janë prindër të një vajze, e cila quhet Linda dhe prej vitesh jeton në SHBA me familjen e saj.

foto galeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *