Më shumë se tre muaj pas tërmetit, Rama nis dëgjesat me publikun.
Ditën e sotme në orën 11:00 do të mbahet një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit.
Mësohet se dëgjesa do të mbahet në ambientet e palestrës së shkollës ‘Muharrem Dollaku’.
Kujtojmë që takimi i parë ishte në Thumanë, ku do të ndërtohen 806 banesa individuale dhe 7981 banesa kolektive, jo më të larta se 4 kate.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka dhënë premtimin se Thumana do të shndërrohet në një zonë turistike, si Puka dhe Belshi.

Total 0 Votes
0
0
