Cakaj sot vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Thaçin
Lajmin e ka bërë ministria e Jashtme për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka zbuluar edhe axhendën e Cakajt.
Mësohet se ai ndër të tjera do të takojë Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin e ri albin Kurti.
Axhenda e Gent Cakaj:
10:00 – Takim tetë a tetë mes dy homologëve, Cakaj dhe Konjufca (MPJ e Kosovës);
10:25 – Takim dypalësh me praninë e delegacioneve;
11:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Punëve të Jashtme;
11:15 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Taçi (Presidenca e Kosovës);
12:00 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kuvendi i Kosovës);
12:30 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti (Kryeministria e Kosovës).
