Basha nga Kukësi: Ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksën në Rrugën e Kombit
Lulzim Basha është zotuar se do ta heqë taksën më rrugën e Kombit ditën e parë të detyrës së tij si kryeministër.
Gjatë bisedës ai ka ngritur edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
‘Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.
Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.
Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve’, është shprehur Basha.
Total 0 Votes
0
0
