Biznesi i prerë në besë nga Dhoma e Tregtisë dhe Nikolin Jaka!

Aktualitet

Nga Nikollaq Neranxi*

E di që nuk them asnjë gjë të re, nëse ju rikujtoj se viti 2019 ishte ndër më të vështirët për të gjithë ekonominë e vendit dhe padyshim edhe për sipërmarrjen private. Përkeqësimin e klimës së biznesit, e evidentoi edhe raporti Doing Bussiness i Bankës Botërore, i cili theksoi se korrupsioni në rritje në vend, bëri që investimet private të mbeten të ulëta dhe varfëria të thellohet. Mirëpo ky korrupsioni që përmendet pothuajse në çdo frazë, nuk është ndonjë nocion abstrakt, ai ka identitet, ka fytyrë, emër dhe mbiemër. Janë ata që kanë në dorë të përmirësojnë cilësinë e jetës së shoqërisë, por që në fakt kanë zgjedhur që këtë ta bëjnë vetëm për veten e tyre. Dhe si në parimin e enëve komunikuese, kur ka korrupsion, dikush thith nga njëra anë dhe ana tjetër boshatiset.

Si Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Shoqatë të cilën u detyrova ta marr nën drejtim, sepse ndjehesha i papërfaqësuar nga ato ekzistuese, mund të them me plot gojë se situata e sipërmarrjeve private sot, është një katastrofë. Këtu fus biznesin e madh dhe të vogël dhe kjo vjen sepse gjithçka është përqendruar në pak duar, ata të cilët punojnë dhe ndajnë paratë më politikanët.

Në rrethin e klientelës së pushtetit janë edhe mjaft shoqata biznesi si dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila e ka në mision të saj dhe ne ligj, mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve.

Nëse ju kujtohet vite më pare, kur Shoqata e Tregtarëve çonte në Gjykatë Kushtetuese ligjet që do falimentonin biznesin, kjo Dhomë asnjëherë nuk i dha mbështetje kauzave të sipërmarrjes. Padyshim që arsyeja është e kuptueshme, interesat personale të bizneseve të Kryetarit Nikolin Jaka, janë prioritare, gjë që nuk e lejon të kryejë misionin e tij në krye të Dhomës së Tregtisë. Kjo eshte arsyeja pse ai nuk ngre asnjehere probleme qe po falimentojne biznesin. Nuk flet per cmimin e larte te energjise, karburantit, gazit, ujit, per tarifat dhe taksat e larta qe po na marrin frymen.

Pra, i ndodhur në këtë konflikt të fortë interesi, ai ka zgjedhur t’i shërbejë vetes, duke mos i bërë as oponencën më të vogël pushtetit. Nikolini dhe Edi janë sot në një muaj mjalti të vërtetë, që nuk po mbaron kurrë, për aq kohë sa paraja shkon në drejtimin e duhur dhe mbi kurrizin tonë. Mjafton te shikoni se cfare ligjesh ndertojne bashke, politikane dhe grupe interesi, per te kuptuar qe ata kane mision vetem shkaterrimin e sipermarrjes se lire te pakapur.

Dhe nëse do vijojmë të mos kërkojmë ndryshim, me siguri absolute, ky do të jetë një vit akoma më i keq se ai që lamë pas. Prandaj i bëj thirrje sipërmarrësve që të ngremë zërin dhe te tregojmë se nuk jemi dele, por dimë se si t’i kërkojmë të drejtat tona. Ne jemi ata që me vizionin tonë, me punën tonë të palodhur, kemi krijuar vende pune, mbajmë me taksa këtë vend, të cilin nuk mund të lejojmë që ta marrin peng një grusht të korruptuarish!

Nikollaq Neranxi eshte
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?