Demokracia e munguar në partitë shqiptare nuk jep shpresë për të ardhmen!

Aktualitet

Nga Artur Nura

Sot është dita e parë e javës së fundit ku u fol dhe më pas u mohua një marrëveshje Rama – Basha për zgjedhje të parakohëshme! Ka shumë dyshime nëntë vërtetën e kësaj marrëveshje, por tashmë askush nuk dyshon se politika është personalizuar nga dy drejtuesit kryesor, respektivisht z. Edi Rama dhe z. Lulzim Basha dhe po tentojnë të mbajnë stekën lart Ilir Meta dhe Sali Berisha!

Në fakt, Edi Rama është protagonisti politik kryesor i cili ka investuar gjithëshka nga vetja në parti dhe në qeverisje që nga koha E propozimeve për ndryshimet kushtetuese, gjithëmonë në varësi të projektit të tij personal për Shqipërinë!  

Duhet thënë se Lulzim Basha po bën të njëjtën gjë në dëm të demokracisë së brëndëshme në parti, por edhe në shoqërinë tonë në zhvillim. Asnjlri prej tyre pranon që nëse humb zgjedhje do largohet! Basha se fundi ju shmang kësaj pyetje publike! Shanset që kjo mundësi Largimi të ndodhë brënda PD-së në rast humbje, por edhe më gjërë në të Djathtën aktuale janë inegzistente! Askush deri më tani nuk e ka sifiduar në mënyrë serioze autoritetin dhe kontrollin e Bashës brënda atij organizimi politik! Tashmë, ata që janë jashtë kontrollit të Bashës si të Berishës dikur, janë të paktë dhe të dobët politikisht dhe në pozitat partiake!

Edi Rama është i “detyruar” ta bëj një veprim të tillë jo vetëm për shkak të kornizës statutore të PS-së, por edhe si rrjedhim i menaxhimit politik personal që vetë ai i ka bërë partisë socialiste dhe aleatëve tradicionalë të së Majtës, kjo në funksion të zgjedhjeve dhe projektit personal.

Rama, ndërsa synon që të mbajë pushtetIn me projektin e tij të ndryshimit duke u mbështetur kryesisht tek rinia dhe fryma e saj “moderne”, me drejtuesit të Fondacionit Socialist “Qemal Stafa” që i komandon lehtë dhe jo rastësisht personazh komunist historik i cili ka mbetur në memorien kolektive të shumicës së Shqiptarëve me vargjet e Shilerit : “E vjetra shëmbet, një botë e re lulëzon gërmadhash”, por në rastin e PS dhe të Ramës duke bërë të kundërtën dhe konsoliduar nr 1, atë gjatënaltësinë!

Edhe Lulzim Basha nuk është pak i gjatë dhe nëse nuk del ndonjë forcë e re politike, ne do vazhdojmë të shohim të njëjtin film i cili pi na merr atë pak frymë demokratike që na ka mbetur…! Jo…!? Demokracia e munguar në partitë shqiptare nuk jep shpresë për të ardhmen e shoqërisë politike shqiptare