Shpërthen tritoli në makinën e prokurorit të Vlorës.
Rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen ’28 nëntori’ të qytetit të Vlorës një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në makinën e prokurorit pranë Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa mjeti tip ‘Golf 5 Plus’ ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit.
Kujtojmë këtu se prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës, mes të cilave edhe ajo për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti.
Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryetarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës.