Aktualitet

Presidenti Meta, takon 200 jetimë

KAON

Nga Ilir Meta.

Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacionit “FAB” për të marrë pjesë në një veprimtari bamirësie kushtuar rreth 200 fëmijëve jetimë e jo vetëm, nga Durrësi e Kavaja, dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar.

Të punojmë të gjithë për një Shqipëri më njerëzore, më të dhembushur dhe të drejtë, që u jep ëndrra, shpresë dhe mundësi çdo ditë jetimëve, fëmijëve dhe të rinjve tanë për një të ardhme të sigurtë dhe të ndritur në atdheun tonë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?