Ambasada e SHBA-së, heshti për median, gjallohet nga SPAK

Analize

Nga Boldnews.al

Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagoi sot pas zyrtarizmit të SPAK (Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion) duke e konsideruar si “një fazë të re të zhvillimit demokratik e ligjor”. Në një reagim në rrjetët sociale, ambasada shprehet se: “Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm”-thuhet në reagim. Pavarësisht këtij optimizmi, aty flitet një “fazë të re zhvillimi demokratik…”.

Jo më larg se dje demokracisë në vendin tonë iu këpur një shtyllë e saj, media nuk do të jetë më e mirë, censura shtetërore tashmë do jetë edhe me ligj, të gatuar dhe servirur nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Ku ishin ambasadat, veçanërisht ajo e SHBA-së, që në disa seminare, u bë promotore e “lirisë së medias”, e madje një grup gazetarësh shqiptarë pak javë më parë i dërgoi edhe në Amerikë në mediat prestigjioze për të marrë eksperiencë?!
Flitej për demokracinë amerikane dhe me të drejtë gazetarët shqiptarë kishin çtë merrnin ku liria e shprehjes është e garantuar dhe mbetet shtylla kryesore e demokracisë. Por ndërsa në vendin tonë gatitej ai ligj kundër medias, ambasada e SHBA-së në Tiranë mbajti qëndrim indiferent.

Standardi nuk mund të jetë i dyfishtë, kur nga njëra anë “nxitet” media e lirë, profesionale dhe e fortë, ndërsa në anën tjetër, kur darët e pushtetit i zënë frymën dhe tentojnë të burgosin lirënë e shprehjes Amabasada e SHBA-së në Tiranë nuk ka reagim.

Madje për “çudi të madhe” edhe ambasada e BE-së në Tiranë me përfaqësues Luigi Sorecën reagoi kundër nismës së qeverisë për të kontrolluar mediat, por e dërguara me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones nuk e pa të arsyeshme që të mbante një qëndrim. Të gjithë organizmat ndërkombëtarë dhe organizata të medias janë shprehur kundër ligjit “antishpifje” i cili kaloi dje në Parlamentin Shqiptar.

Nuk përbën më asnjë çudi që shumë ambasadorë në vendin tonë në qeverisjen Rama vijnë si të “paanshëm” dhe largohen me dhimbje të madhe si të anuar nga një pushtet që sot ka shtuar edhe më shumë mëkatet, ku nisma më e fundit është kapja e atij pushteti të vetëm që kishte mbetur, medias, veçarisht asaj sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?