Lajmin e ka bërë me dije Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ku deklaron se Shqipëria tani është e e gatshme të udhëheqë një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.
‘Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive. #OSCEAlbania2020’, shkruan Cakaj.
Ai, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së dhe sot këtij takimi i është bashkuar edhe kryeministri Rama.