Specialistët italianë të kërkim-shpëtimit që janë vendosur në qytetin e Durrësit në zonën e ish-kënetës kanë lëshuar në orën 10.00 të mëngjesit të sotëm qenin e specializuar për të parë zonën se ku duhet të ndërhyhet me kërkimet.
Bëhet fjalë për godinën ku mendohet se kanë qenë 9 persona. Ditën e djeshme nga kjo godinë ka dalë një person në jetë nga familja Lala, ndërkohë që pretendohet se ka të tjerë nën rrënoja.
Të paktën flitet për 6 persona që gjenden nën rrënoja në vilën katërkatëshe te ish-këneta. Ekipet italiane të shpëtimit dhe zjarrfikëset shqiptare janë duke bashkëpunuar për gjetjen e të tjerë trupave./ newsbomb.al/




