Presidenti Meta pret sot në Presidencë në orën 12:00 ish-kryeministrin Sali Berisha.
Presidenti do të presë Berishën pas disa takimeve me ish-presidentë të Shqipërisë, në kuadër të zgjidhjes së krizës politike.
Dje ai takoi ish-presidentin e Shqipërisë Rexhep Meidanin.
Kujtojmë që Meta gjithmonë e ka vlerësuar Berishën si politikan dhe ka shprehur hapur qëndrimin e tij pozitiv ndaj ish-kryeministrit si një burrë që i qëndron fjalës dhe marrëveshjeve.
Në ditët në vijim Presidenti ka ftuar edhe Këshillin e Ambasadorëve që drejtohet nga Besnik Mustafaj.
Total 0 Votes
0
0
