Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Robert Lili. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend.
“Falenderojmë Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”.