Komunistët në aksion/ Dëmtojnë shtatoren e Mbretit Zog, në bulevardin Zogu I.

Aktualitet

Deklaratë për shtyp.

Armiqte tradicional te kombit ngrene krye, pikerishte kur te vertetat e deformimt te
historise prej tyre fillojne të dalin ne shesh dhe kur filozofine Zogiste e kërkon vetë koha

Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me ashpërsimë më të madhe aktin vandal të përdhosjes së shtatores së Mbreti Zog, në bulevardin Zogu I.
Armiqtë e Shqipërisë janë aktivizuar sot në ditën e çeljes së ekspozitës kushtetuar Mbretëreshës Geraldinë në Muzeun Kombëtar për të shprehur urrejtjen e tyre patologjike komuniste.
Kërkojmë nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Tiranës të identifikojnë autorët duke hapur një hetim për këtë akt politik vandal që përdhos një figurë të ndritur të Kombit shqiptar, si Mbreti Zog.
Ftojmë kryebashkiakun e Tiranës të ndreqë sa më shpejt aktin vandal dhe njëkohësisht distancimin e zyrtarëve të lartë të Shtetit shqiptar duke denoncuar këtë atentat që i bëhet memories dhe paqes sociale.
Në të kundert ne kemi format tona për të ju kunderpergjigjur ketyre akteve vandale me paramendim.

Shpëtim Axhami
Kryetar i PLL

Fotografia e Partia Levizja e Legalitetit
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?