Topalli/ Nuk u bëra si Mari Kyri, kam punuar tokën, s’e kisha parë në ëndërr të bëhesha kryetare Parlamenti

Aktualitet

Me zë të dridhur dhe tejet e emocionuar Topalli ka rrefyer gjithë peripecitë që i është dashur të kalojë për të qenë këtu ku është sot.

Nga ëndrra për t’u bërë si Mari Kyri, te shpallja armike e popullit, heqja e së drejtës së studimit, punimi i tokës e deri sot te përjashtimi nga politika, vetëm e vetëm pse guxoi të kundështojë liderin e opozitës Lulzim Basha.

FJALIMI I PLOTË:

“Të dashur profesorë të mi

Të nderuar kolegë, ish kolegë

Ishte viti 1977 në auditorin A1 të universitetit po bëhej oilimpiada e matematikës. Isha e vogël në klasën e 7, hyra me emicion në atë sallë, më dukej se kohën e kisha kundërshtare. Ajo po më ikte dhe nuk po zgjidhja një ushtrim. Në fakt i bëra të gjitha. E ndjeva se ia dola. Kur koha mbaroi i kisha hedhur një sy të fundit. Isha gjithë gëzim. Po ecja shpejt për të shkuar në shtëpi. Të nesërmen në 11 janar të gjithë e dinin se kisha fituar vendin e parë.

Kur zilja ra, më tha një mësues : prit pak, ti ke dalë e para por nuk mund ta japim cmimin.

Kam pritur mbi 40 vjet për të ardhur këtu, kësaj radhe për një cmim në emrin tim dhe ju falenderoj. Para pak ditësh më erdhi një sms e cila më vuri në dijeni se do nderohesha me çmim.

Po mbaja në krah fëmijën e sapolindur të vajzës. U çudita.

Kur bie nga pushteti nuk të japin cmime. Pastaj thashë, eshtë universiteti i Shkodrës. Më vjen mirë që u kujtuat për mua dhe sot jeni në këtë ceremoni prekëse. Punoja shumë. Doja të bëhesha si Mari Kyri. Njëherë nuk zgjidhja dot një problem. S’ia dola gjithë pasditen. Kur rashë me fjet mora një laps dhe e zgjidha.

Kush mendon se politika ka qenë pasioni im gabohet. Unë jam këtu për shkak të angazhimit 20 vjecar në politikë. Pasioni im më i madh ka qenë matematika. Pasioni im pengohet rrugës sic më ndodh shpesh. Njëlloj për 10 vite më hoqën të drejtën për të studiuar. Ky fakt më ndoqi deri në mbarim të sistemit.

Kur mbarova gjijmnazin besova se do më jepnin të drejtën të studioja. Im atë më thoshte se na kishin shpall armik të popullit, si mendon se mund të të lenë të studiosh?

Kush mendon se histotria përsëritet gabohet. Nëse sot kritikon përsëri armik të shpallin. Mund të të thonë kolaboracioniste. Atëherë nuk e dija se jeta nuk është një rrugë pa aksidente. Unë jo vetëm që nuk u bëra si Mari Kyri por gjërat u komplikuan.

Në vend të studimeve fillova tezgjah. Pas 6 muajsh do futesha. Jetoja me pensionin e babait dhe kisha mësuar të punoja me centro etj. Mezi po prisja të merrja rrogën por kur kaluan gjashtë muaj drejtoresha më tha për ty nuk kemi vend pune.

Dikur pas dy vitesh babai i një shjoku klase 8 vjecare më ndihmoi për te stacioni I misrit. Kam punuar tokën. Në 91 dhashë një konkurs pranimi. Fillova në Tiranë, por më pas u ktheva në Shkodër. Mbaj mend se në ceremoninë e diplomimit kisha vajzën për dore.

Kam dështuar për shumë vite deri sa hyra në universitet. Unë kurrë nuk kisha parë në endërr të bëhesha kryetare palrlamentit, por kurrën e kurrës nuk e besoja se në liri vendi ynë të vuante nga mungesa e përfaqësimit sepse dikujt i interesonte për të ruajtur karrigen, djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhje. Gjërat janë të cuditshme në jetë. Kur më ofruan të bëhesha deputete, isha 32 vjece. Kisha dështuar edhe në endrrën time për të dhënë mësim në Matematikë në fakultetin e shkencave këtu sepse vendet po mbylleshin. Isha kancelare dhe sapo kisha filluar me dhënë mësim të drejtën publike.

Në ’96 më zgjodhën menjëherë kryetare e komisionit të ligjeve kur unë kisha krejt pak eksperiencë. Dhe pas një viti, kur dolëm në opozitë në 1997 më votuan për nënkryetare e Kuvendit. Opozita më mësoi të njoh vendin, njerëzit, problemet e sfidat. Pushteti më dha privilegjin të kontribuoja për liberalizimin e vizave dhe futjen e vendit në NATO.

Kur fitova një eksperiencë të madhe dhe isha më kompetente se vite më parë, më larguan. Kam hyrë në politikë kur koha ishte të kualifikohesha. Më nxorrën nga parlamenti kur kisha kompetencat dhe kualifikimet e duhura. Kam qenë edhe nxënëse me nota shumë të mira dhe nuk duhet të bëja universitet. Kam qenë edhe armike, edhe përfaqesuese e qytetit tim të dashur. Kam qenë edhe punëtore bujqësie, edhe kryetare e Parlamentit; kam qenë edhe në fund, e kam hypur edhe në majë. Kam gabuar shumë herë. Kam patur maturinë për ta pranuar dhe kam patur kurajon për ta thënë. Por kurrë nuk kam bërë një gabim. Nuk jam dorëzuar kurrë.

Kam vrapuar pas besimeve të mia, pa pyetur për pasojat. Kam qenë e privilegjuar me përfaqësuar shkodrën. Në botë ka shumë qytete të bukura. Për mua Shkodra është më e bukura, më inkluzivja, më e vërteta dhe më e dashura. Dhe e vërteta ka qenë liria ime, liria e qytetit tim. Ndonjëherë edhe nuk ia kam dalë. Por kam gjetur edhe forcën për të falur, shpresën për të bërë gjëra të reja, sigurinë kur kam pasur frikë dhe miqësinë kur kam pasur moskuptim. Gjatë tre viteve të fundit kam pasur kohë për reflektim. Dhe më shumë kohë për të gëzuar buzëqeshjen, për të reflektuar mbi trishtimin, për të përqafuar më shpesh fëmijët dhe për ti qëndruar më afër nënës time që nuk lëviz nga shtrati.

Nuk të bëjnë të lumtur vetëm duartrokitjet, por gjen veten të lumtur dhe në anonimat. Dhe sot jam e nderuar që qëndroj para jush në universitetin e qytetit tim. Falenderoj rektoratin për fjalët e mira, senatin e shoqatën Alumni për përzgjedhjen. Unë nuk besoj se kam qenë më e mira. Mendoj se kam një histori ku kam provuar se e verteta është liria ime. Dhe këtë e kam nga qyteti im. Nuk e di nëse në jetë kam bërë zgjedhjet më të mira profesionale por di të them se po të kthesha pas, mbase do merresha me teknologjinë e informacionit. Ia kam këshilluar fëmijëve të mi, do ia sugjeroja pa dashur ti imponohesha cdo gjimnazisti.

Ne po jetojmë në kohën e revoliucionit të katërt industrial. Ne jetojmë në sfidat e inteligjencës artificiale. Meqë politika nuk e ka mendjen aty, do ju përsërisja sot si qytetare e Shkodrës. Ne duhet të ndjekim zhvillimet e kohës. Dhe shqiptarët mund tia dalin në një fushë ku shumë të rinj të tjerë në botë të privilegjuar do të përtonin dhe nuk do të donin të lodhnin veten.

Unë e di që prindërit tuaj kanë shumë halle e mendime në kokë. Dëgjoj shpesh se ata janë të trishtuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Degjoj cdo ditë që njerëzit ikin. Se shpesh janë buzë dëshpërimit. Dhe kam dhimbje të madhe kur shoh se mbyllen shkolla se fëmijët e prindërit kanë ikur, se rrugicat janë zbrazur dhe qytetet po vazhdojnë të braktisen. Nga gjithë problemet që kalon vendi, boshatisja e vendit më duket gjëja më e rëndë. Ka vetëm një gabim që ne nuk duhet ta bëjmë asnjëherë: mos të dorëzohemi.

Më mirë se studentët askush nuk mund të fillonte një lëvizje kundër katër personave që mbajnë peng vendin. Kur I humbet të gjitha ndihesh i fortë. Është atëherë që frika nuk bën me frikë. Pas tre dekadave vendi është pa përfaqësim. Ekonomia nuk ecën nuk ka as qeveri. As opozitë. Ato kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe ndaj njëri tjetrit. Është më mirë të ikin katër shahistë e të rrinë shqiptarët këtu në vendin e tyre. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje një lëvizje të re, një lëvizje për ndryshim. Dhe mendimi im është te të rinjtë, te ju që e keni zemrën gjithnjë të re: mendo pak, cfarë force e madhe ndodhet Brenda jush. Mos e fusni në guacë për të pritur nesër . mos e shtyni për javën e ardhshme, për muajin e ardhshëm, për vitin e ardhshëm. Çfarë e bën këtë vend të vecantë jeni ju. Dhe mos e harroni këtë. Ata që janë në krye të partive kanë frikë nga ju. Ma besoni mua. Mos lejoni tua heqin fëmijhët nga shtëpia e tua cojnë në emigracion. Mjegulla nuk mundet të na errësojë përjetë shikimin tonë.

Ndoshta ndonjë nga të rinjtë këtu do të fillojë lëvizjen për ndrshim e ndoshta nesër do të jetë nëparlamentpër ti kthyer kuvendit e vendit shpresën për ndryshim, ndoshta nuk do të jetë në Kuvend por do të jetë në bashkinë e vet për ti dhënë shpresë qytetit; do të jetë në punën e tij për ti dhënë jetë e perspektivë familjes.

Dhe si unë në shqipëri ka me mijëra. Përfytyrojeni. Kur të bashkohemi të gjithë bashkë që vendit ti kthehet shpresa të rinjve mundësia për punësim; të moshuarve një pension më dinjitoz, shëndeti e përkujdesja e duhur dhe në fytyrat e njerëzve të kthehet buzeqeshja, mjaft me dëshpërim. Bëhuni autorë të fatit tuaj. Jeta juaj është ndërmarrja më e madhe në botë. Jeta është një spektakël i pabesueshëm. Ju sot më dhatë mundësi të udhëtoj brenda vetes të dashur profesorë e studentë!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments