Gjiknuri/ Ardhja e PD-së është gjë e mirë, jap dorëheqjen nëse ata rrinë në tryezë
Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, ku morën pjesë opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentit.
Gjiknuri mënjanoi debatin mes dy blloqeve opozitare dhe pa si vlerë pozitive rikthimin e PD-së në këtë organ, ç’ka tregon sipas tij se ata interesohen për hartimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore. Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë përsëriti sërish propozimin e tij se nëse PD-ja pranon të marrë pjesë në komisionin për Reformën Zgjedhore, ai është i gatshëm të dorëhiqet.
‘’E kuptoj debatin mes tyre (dy opozitave). Tryeza është një sukses për dialogun e madh. Pavarësisht se përfqësuesi i PD-së mbajti qëndrim politik, është pozitive që PD-ja është interesuar për reformën. Nëse duhet të arrijmë reformën, duhet bashkëpunim dhe dialog. Nëse PD-ja pranon të bëhet pjesë e komisionit, jam gati të largohem. Kjo është oferta ime personale.
Ndërkombëtarët e shtyjnë proçesin. PD-ja erdhi nga presion i ndërkombëtarëve. Nëse PD-ja kërkon të kanalizojë propozimet e saj, mekanizmi më i mrië është dialogu, ne nuk i refuzojmë apriori. Të gjithë politikanët akuzohen, e rëndësishme është të përfaqësojmë partitë tona.
Zhgënjimin zoti e shprehu për sjelljen e opozitës. Në demokraci rëndësi ka zbatimi i rregullave, nuk ka të humbur dhe të fituar’’, përfundoi kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.