Rimbursimi i ilaçeve, skemë që vret.

Aktualitet

Nga Skerdjan Dhuli

Diten e djeshme i humba nja 3 ore ne QSUT. Familjares time te semure kronike, i duheshin bere dokumentat per ilacin me rimbursim.
E dini cfare ben ky shtet ?

Tek dera ne foto, pllakos gjithe Shqiperine per te kaluar ne “komision” per keto medikamente.
Cdo gjashte muaj, ose edhe me pak sipas rastit, i semuri duhet te kaloje ne kete radhen asfiksuese te Konsultat e QSUT.
Pse ?
Sepse sipas mendjendriturve, Ministri e Shendetesise dhe specifikisht FSDKSH, ilacin me rimbursim nuk mund ta jap mjeku specialist ne poliklinike sepse sipas tyre, kjo rrit kontrollin ndaj abuzimit, por duhet ardhur ne QSUT. Ironike kur mendon shtetin e PPP-ve te flase per abuzimet…

Por skema ka edhe nje arsye tjeter qe eshte kriminale.
Ilacin me rimbursim sipas Ministrise pacienti e merr vetem pasi merr firmen e mjekut ne “komision”, por ketu lind cudia alla Shqiptare.
Firma e ketij mjeku hidhet poshte nga mjeku i familjes. Dmth firmen e profesorit ne QSUT, e rrezon mjeku i familjes. Pse ?
Sepse Ministria ka urdheruar mjeket te firmosin nje kontrate me FSDKSH per buxhetin e ilaceve me rimbursim.
Me rastin me te mire, ilaci i nderrohet, duke dhene jo ate cilesor te caktuar nga mjeku specialist ne QSUT, por nje alternative surrogato qe ka nje cmim qesharak e cilesi mizerabel.
Ne rastin me te keq, mjeku ka arritur normen ne buxhet, dhe ne kete moment pacienti nuk e merr ilacin e duhur.
Sepse krimi behet edhe me i rende.
Nese mjeku i familjes thyen kontraten me FSDKSH, atehere mjeku paguan gjobe si dem ekononik disa fish me shume se vlera e medikamentit te dhene per pacientin.

Dhe sic ndodh zakonisht, faji ju ngelet mjekeve, edhe pse ata jane fajtor per kete fakt aq sa jam une fajtor pse djeg dielli ne Gusht.

P.s nderkohe une kam respekt maksimal per stafin adminoatrativ ne qendren e konsultave, ku ne dite kalojme qindra njerez neper duar, te lene ne meshire te fatit nga shteti i PPP.
P.s.s Per FSDKSH, gojet e liga thone se do jepet me koncension Vilmes dhe Çetit.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments