Lleshaj: Të rrëzojmë dekretin e Presidentit

0

Minstri i Brendshëm Sandër Lleshaj u kërkoi deputetëve në Kuvedn të votojnë pro ndryshimeve të Kodit Penal.

Lleshaj kërkoi kështu të miratohet rrëzimi i dekretit të Metës, i cili ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet e Kodit Penal.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ministri theksoi edhe njëherë sipas tij rëndësinë e ndryshimeve në Kod, që siç tha Lleshaj po bëhen në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

Kthimi i dekretit për ndryshimet e Kodit Penal nga Presidenti duhet parë edhe si mundësi për t’ju rikthyer kësaj çështje me rëndësi të madhe. Disa ditë më parë isha në një vizitë te policia federale gjermane. Ne nuk mund të lejojmë më që policë e Shqipërisë të vriten. Për këtë arsye ndryshimet e reja në Kodit Penal rishikojnë masën e dënimit. Nuk ka më gjobë për ata që vënë dorë mbi policët, por ka vetëm burg që filon nga 1 deri në 5 vjet.

Besojmë që me këto masa ne do u japim punonjësve të policisë mbrojtjen e nevojshme. Ndrysimet parashikojnë edhe ndërhyrje në nenet që kanë të bëjnë për armëmbajtjet pa leje. Që nga 97 armët kanë rënë në dyart e qytetarëve. Për të mos thënë që këto armë janë trafikuar edhe në vende të tjera.

Dënimet e dhëna ndaj personave që janë kapur me armë ka qenë i pamjaftueshëm. Vetëm këtë vit janë kapur 900 armë. Këto armë përdoren për krim në përgjithësi. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen me armët. Dënimet fillojnë me 5 vjet dhe përfundojnë me 15 vjet në rast se përsëritet.

Ne do të rëndojmë edhe kushtet e marrjes së armëve me leje. Kryesisht armët e gjahut. Ti shtrëngojmë kushtet për të marrë armët. Po përpiqemi që armët ta bëhen të vështira për tu aksesuar nga kushdo.

Një nen që ndryshohet ka të bëjë me pengimin e qarkullimit. Ushtrojnë vetëgjyqëqi moderne duke bllokuar rrugët. Këtu ka ardhur koha dhe është bërë mirë që Kodi Penal parashtron masa ndaj atyre që bllokojnë rrugët e vendit. Duhet të kuptojmë se zgjidhja e problemeve bëhet ne derën e drejtësisë. Për ata që bllokojnë rrugët e evdnit për arsye private apo politike nuk do të ndodhë më.

Të gjitha bëhen në favor të qytetarëve. në këto kushte unë mendoj se nuk ka arsye të përpiqemi për të kuptuar arsyen e presidentit për të kthyer mbapsht kodin penal.

Ju ftoj të gjithëve që të votojmë në favor të ndryshimeve dhe në disfavor të presidentit të Repiblikës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author