Grup i strukturuar kriminal/ Gjykata vendos sot për fatin e Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më 10 shtator, Prokuroria për Krimet e Rënda ka pretencën për ish-ministrin, duke kërkuar 12 vite burg për të.

Por, duke qenë se ish-ministri Tahiri ka përfituar gjykim të shkurtuar, ai përfiton ulje të dënimit me 1/3, duke e çuar në tetë vite pretencën e Prokurorisë. Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Në pretencën e saj, Prokuroria theksonte se Tahiri ishte përfshirë në 4 episode të trafikut të drogës nga 2013-2015, ndonëse nuk dha detaje konkrete për rolin e tij. Ndërkohë, në seancën maratonë të javës së kaluar, vetë ish-ministri, i pyetur nëse kishte frikë nga dënimi, tha se “as nuk më shkon ndërmend dënimi”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments