Aktualitet

Reagon Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas bllokimit të buxhetit për bashkinë e Shkodrës.

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

“Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime’, sqaron më tej ministria. 

Vendimi i ministrisë së Financave për të bllokuar buxhetin e bashkisë së Shkodrës erdhi pasi Voltana Ademi ka mbaruar mandatin si kryebashkiake.

Ndërkohë, për këtë ka reaguar edhe PD Shkodër, duke e cilësuar si hakmarrje.

Reagimi i plotë i ministrisë:

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,  Ministria e   Financave   dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër.

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?