Përplasje mes kryebashkiakëve në Devoll, Nallbati nuk liron zyrën
Sot pritet që të konstituohet këshilli i parë bashkiak i Devollit dhe të betohet kryetari i ri, Eduard Duro,që fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit.
Jashtë ambienteve të bashkisë është krijuar tension nga mbështetësit e PD-së.
Një pjesë e militantëve kanë hyrë në bashki, ndërkohë që kreu i bashkisë i së djathtës, Bledion Nallbati ka bërë thirrje dhe madje ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të lënë që bashkia të uzurpohet.

Kryetari aktual në detyrë ka deklaruar se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit./Gazeta Liberale
Total 0 Votes
0
0
