Elona Guri: Sokol Balla, do ta rikthej kujtesën…
Gazetari dhe moderatori Sokol Balla ka shfrytëzuar një mesazh mbështetje për Fatos Lubonjen që të shigjetonte sërish Presidentin Meta dhe familjen e tij.
Ja çfarë shkruan nga Rio ku po pushon:
“Dhe këtu larg në Rio ndërsa shëtisja në Ipanema pa njerëz në mëngjes, mësova per incidentin që mund të ketë përfshirë Lubonjën ose vëllain e tij. Pastaj lexova postimin e Presidentit, të gruas së Presidentit, të partnerit të saj opozitar dhe të babait të tij shpirtëror.
Pa i hyre dy-standardeve dhe të vërtetës shumë thellë, indiferent ndaj mungesës së solidaritetit mes nesh njerëzve të medias në raste të tilla ndaj meje, totalisht solidar me Lubonjën dhe familjarët e tij, edhe ky rast tregon sesa të pambrojtur janë gazetarët, sesa shpesh ata janë vetëm me hijen e tyre, përballë retorikave të egra të politikaneve, që pastaj motivojnë indirekt te çmendur në rrugë të sulmojnë ata (gazetarët) në mënyrë agresive.
Nuk e them këtë si shenjë frike, po jo të gjithë i kemi sistemuar fëmijët me pallate dhe eskorta policie‘, shkruan Balla.
Por zyrtarja e LSI Elona Guri i ka kthyer përgjigje duke aluduar për koncesione dhe duke e paralajmëruar se herë tjetër do jetë më konkrete.
Ja çfarë shkruan Elona Guri:
“Koli Konçesioni e di mirë që “çifti presidencial” siç e quan ai, janë bukë e kripë e zemër. Nëse Koli e ka harruar, le të pyesi fëmijët. Besoj kultura e fëmijëve të Sokol Ballës do jetë më e lartë se ajo e Koli Konçesionit, për të mos hedhur vrerë mbi tavolinën ku kanë ngrënë bukë për ca konçesione rrugësh e tendera aviacioni.
Koli kthehu prapa, jo ne ate menyre si e mendon ti, por kthehu ne kohe dhe ji me i kujdesshem. Kujtohu! Respekti dhe virtytet te paskan lene, si shume gjera ne jete, por memorien besoj e zoteron. Nese te ka lene edhe kjo here tjeter do mundohem te ta sjelle ate.
Koli, respekti nuk blihet me para, as rritet nga vlerat e koncensioneve!”.

