Shtohen 40 mijë votues pas tre ditësh që ka mbaruar votimi.

Aktualitet

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është shprehur se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 22.9% dhe se 812 mijë e 249 votuan për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë kujtojmë që KQZ tre ditë më pare deklaroi se pjesëmarrja e votuesve ishte 20.6%.

Dhe ja deklarata e plotë e KQZ

Tiranë më 03.07.2019

Deklarata e KQZ-së.

Mbrëmë, rreth orës 24.00, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.

Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.

Numrii përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.

Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.

Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanënisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm.

Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij.

Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitëku procesi është administruar nga me shumë senjë KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezulateve nga KQZ.

Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtarzyrtardo të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranëKQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments