Ish-ministri i PS, Arben Malaj: Të protestojmë kundër qeverisjes arrogante

Aktualitet Politike

Ish-ministri socialist Prof. Dr. Arben Malaj, në një reagim në rrejtet sociale shprehet se “shqiptarët duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë”.

Ish-ministri socialist Arben Malaj, komenton dhe gjyqin e Agon Channel kundër qeverisë, e cila detyrohet ti paguajë më shumë se 100 milionë euro. Malaj shkruan se kjo duhet të ishte arsyeja kryesore pse shqiptarët duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë dhe ua bën më të keqe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Nëse ky lajm është i vërtetë kjo është tronditëse, këto modele qeverisëse po i mbysin shqiptarët me borxhe. Kjo duhet të jetë interpelancë e parë e opozitës së re në parlament. Kjo duhet të ishte arsyeja kryesore pse shqiptaret duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë dhe ua bën më të keqe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Në këto raste ka përgjegjësi edhe individuale, e cila është më shumë ligjore se sa morale. Ky nuk është një rast i vetëm, shuma e gjobave nga veprimet jo ligjore të qeveritarëve po shkon më e madhe se buxheti publik për shëndetësinë dhe arsimin. Ja pse shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më shumë edhe shpirtërisht, duke preferuar më mirë ta braktisin vendin e tyre se sa të përkushtohen për mirëqeverisjen e tij”,- deklaron Arben Malaj.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments