Aktualitet

Djali i Sokol Olldashit: Të bashkohemi, mos të shkelet gjaku i paraardhësve tanë

Djali i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen.

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet.

“Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!”, shkruan Glauk Olldashi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?