Rama për Metën/ Ai është si hëna, herë rrotullohet, herë është i plotë, herë i qorruar komplet”,
Sot, Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë nr.6 në Tiranë. Rama shoqërohej edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe deputetja Blerina Gjjylameti.
Gjatë bisedës, kreu i qeverisë u ndal edhe tek çështja e presidentit Ilir Meta, ndërsa e cilësoi si person me natyrë komplekse duke pranuar se ka bërë edhe gjëra të mira. Por sipas tij këtë herë bëri gabim fatal dhe ka nxitur dhunën.
“Është perzonazh kompleks, ka bërë gjëra të mira ka bërë edhe të gabuara. Këtë e bëri për të nxitur dhunën padiskutim ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës dhe ishte fatale për të. Gabim fatal nuk e bën kurrë një president një gjë të tillë. Ai është si hëna, herë rrotullohet, herë është i plotë, herë i qorruar komplet”, tha Rama.