Aktualitet

Tmerret komuniste/ Dy bashkëvuajtës të tmerrit të majit 1984 të Qafë- Barit takohen mbas shumë vitesh

KAON

Ditën e djeshme, ishte 35 vjetori i Revoltës së Qafë-Barit i cili bëri bashkë shumë vuajtës të atij tmerri, të cilët kujtuan edhe njëherë dramën e madhe por edhe qendresën e tyre gjatë diktaturës. Kosta Gjordeni dhe Tonin Dema, mezi e kanë njohur njëri-tjetrin e më pas janë përqafuar mes lotësh.

‘Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit 1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore… me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka… lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite…

Me qindra njerez takuan dramen dhe qendresen e tyre nen diktature…’, shkruan Jozef Radi. 

Kosta Gjordeni është plagosur me plumb në shpatull gjatë revoltës së të burgosurve në Qafë-Bari. Ai e hoqi plumbin me operacion pas 30 vitesh dhe sot e mban kudo me vete, si dëshmi të torturës së asokohe.

Tashmë Kosta jeton me një dorë, mes varfërisë e kujtimeve të shumta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?