Lubonja: Ambasada Amerikane tallet me ne. VIDEO
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve të News24, ka lëshuar kritika mjaft të ashpra ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë. Lubonja tha se kjo ambasadë është e njëanshme dhe tallet me popullin shqiptar.
Sipas Lubonjës, mesazhet që lëshon kjo seli diplomatike, janë “tallëse dhe fyese për inteligjencën e gjithëkujt”.
“Keta te ambasades se SHBA duhet te na respektojne dhe mos na tallin me keto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkelja e ligjit i ben qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhune pse nuk reagojne keta amerikanet e ambasades? U vodhen 40 mln euro tek unaza, pse heshti ambasada edhe pse aty kishin manipuluar firma amerikanesh? Pse nuk reagon ambasada per Arta Markun, qe ska arrestuar asnje per kete skandal. Mos na merziten keta te ambasades amerikane per parrullat ne shtepine e Borchardit por per korrupsionin tek unaza. Jane totalisht te njeanshem. Dhuna e opozites dhe e popullit eshte per vetembrojtje”, u shpreh Lubonja në News 24.
Më tej Lubonja tha se amerikanët veprojnë me dy standarte dhe deklaratat e tyre duhen marrë me rezervë.
“Pse nuk flasin kështu kur protestojnë ata në Venezuelë kundër Maduros. Apo kur kanë qenë Pranverat Arabe, që kanë qenë me dhunë. Këtu është prova që përdorin dy standarde. Këtu janë palë me qeverinë që është pro evropiane. Këto deklarata duhen marrë me rezerva. Në Ballkan kanë tentuar stabilitetin, kanë përkrahur edhe kriminelë nëpër pushtet jo vetëm në Ballkan, por edhe në vende të tjera, kur kanë pasur interesat e tyre.
Mjafton të kujtosh Pinoçetin. Kush e solli në pushtet? Amerikanët. Pastaj ia hoqën mbështetjen. Nuk duhet marrë me atë që folën këta dhe duhet të mbyllim gojën. Derisa ndodhi ’97-n, ishin me Berishën pastaj dolën në krahun tjetër. Kjo është historia e tyre. Duhet të përpiqemi sa më shpejt. Nuk pjek dhuna, por largpamësia, por edhe kjo retorika që ti rri me duar në xhepa dhe unë kam policinë, kam bombat, kallashnikovët dhe ushtrinë dhe ti po u ngrite prish stabilitetin, edhe kjo nuk shkon.
Liritë nuk janë fituar asnjëherë në mënyrë kaq paqësore. Kur erdhi puna edhe në Kosovë, gandi i Kosovës, Rugova u spostua dhe këta ndihmuan lëvizjen e armatosur. Amerikanët dhe anglezët. Kur ju do interesi, kur nuk ju do thonë kështu”.
VIDEO: