Video/ Djali i Sokol Olldashit në krah të Bashës

Aktualitet Politike

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me 300 studentë të EDS-së, ku i pranishëm ka qenë dhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauku. Duke vlerësuar rolin e Olldashit, Basha tha se djali i tij është shembulli më i mirë sesi po nderohet trashëgimia e të atit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Eurpopë. Studentë të Universiteteve Shqipatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.

Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,

Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve

Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë  e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.