Bota

INDONEZI/ VDESIN NGA LODHJA 270 KOMISIONERË VOTIMESH

Zyrtarët vendas janë shprehur se vdekja e komisionerëve ka ardhur kryesisht nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletët e votimit me dorë.

Në zgjedhjet e mbajtura më 17 prill kanë votuar 260 milionë banorë, në një kombinim të zgjedhjeve presidenciale, parlamentare kombëtare dhe rajonale, për të shkurtuar shpenzimet.

Votimi është rregjistruar si paqësor, ndërsa është votuar gjithsej në 800.000 qendra votimi.

Që nga mbrëmja e së shtunës, 272 komisionerë kanë vdekur, kryesisht nga sëmundjet lidhur me punën, ndërsa 1, 878 të tjerë ishin sëmurë, ka thënë zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor (KPU).

Ministria e Shëndetësisë lëshoi ​​një letër qarkore më 23 prill, duke kërkuar që institucionet shëndetësore të japin kujdes maksimal për stafin e sëmurë, ndërsa Ministria e Financave po punon për kompensimin e familjeve të komisionerëve që kanë ndërruar jetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?