ARTAN FUGA/ ‘NËSE OPOZITA NUK MERR PJESË NË ZGJEDHJE, NUK VOTOJ.
Artan Fuga, mbrëmë në emisionin e Adi Krastës deklaroi se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ai nuk do votojë.
Këtë deklaratë e ka përforcuar edhe mëngjesin e sotëm ku shkruan se nuk do tërhiqet derisa intelektualët në këtë vend të dëgjohen.
‘Kurrë nuk tërhiqem derisa intelektualët të dëgjohen në këtë vend, derisa politikani të mos e persekutojë intelektualin, derisa popullit t’i flasi kushdo, por mbi të gjitha t’i flitet me mendje, zemër dhe shpirt, që në mënyrë të painteresuar dhe humaniste i flet vetëm intelektuali dhe askush tjetër. Të tjerët i duan votën, ose as votën nuk ja duann sepse shpesh ja vjedhin, rrëmbejnë ose i thonë nuk t’a duam sepse kemi votat e militantëve që grabisin vende pune në administratë’, shkruan Fuga!