Aktualitet

TELEVIZIONET NË SHQIPËRI FITOJNË 30 MLN EURO NGA REKLAMAT

KAON

Tregu i reklamave në televizione në Shqipëri është rreth 30 milionë euro.

Për herë të parë shifra  bëhet publike në një raport të Ivor Millman, ekspert për matjen e audiencës dhe që është porositur nga Këshilli i Evropës. Dokumenti i nxjerrë nga Millman, është shpërndarë për mediat nga AMA, raporton newsbomb.al.

“Unë e kuptoj se kjo shifer mund të kufizohet nga shkalla e kundra reklamave që bëhen. Megjithatë, sic funksionojnë këto gjëra, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe parash. Kjo ështëe rëndësishme në kontekstin e matjes së audiencave, për shkak se studimi i tregut dhe medias është dicka, ku matja e audiencave televizive është përgjithësisht aktivitet i kushtueshëm” shkruan Millman në raport.

Eksperti ka folur me shumë aktorë, kompanitë e reklamave, vetë mediat, AMA dhe dy kompanitë që matin audiencën: Abacus dhe Telemetrix.

“Do të doja ta ruaja sa më shumë konfidencialitetin e tyre, kështu që do të mjaftohem duke thënë se të ardhurat e tyre vjetore janë ndjeshëm nën 100 mijë euro. Ndonëse kjo shumë do të ishte thelbësore si pagesë nga xhepi i pothuajse kujtdo, për një system të majtjes së audiencave, është një shumë tepër modeste”, shkruan Millman në raport, raporton newsbomb.al.

Në rekomandime, Millman konstaton: “Përmenda më sipër rëndësinë e besimit tek të dhënat e matjes së audiencës televizive sa i përket shkembimeve tregtare në lidhje me kohën e transmetimit. Mbeta i shokuar kur pashë sesa larg është situate aktuale në Shqipëri nga kjo. Kam përshtypjen se ka një boshllëk të madh mes tregut të kohës televizive në Shqipëri sa u përket numrave që mund të tregtohen me besim në realitetin aktual” shkruhet në raport.

Millman vëren se matja e audiencës në Shqipëri nuk është reale dhe se kompanitë që bëjnë matjet shpesh janë të ndikuara për ndryshimin e shifrave nga vetë operatorët që kërkojnë të dhënat, raporton newsbomb.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?